Gjykata e Apelit Durrës la në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për Florenc Çapjan, arrestuar muajin e kaluar gjatë një operacioni të gjerë policor në qytetin e Elbasanit.

Në seancën e zhvilluar sot për masën e sigurisë së Çapjes, pasi dëgjoi palët, relatori i çështjes Tritan Hamitaj vendosi të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës së rrethit gjyqësor Elbasan.

Ndaj të arrestuarit janë ngritur akuzat për “vrasje në rrethana të tjera cilësuese, kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë” dhe “prodhim e mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Florenc Çapja nuk ishte i pranishëm gjatë seancës së sotme gjyqësore, ku u përfaqësua nga avokati i tij mbrojtës i cili kërkoi një masë më të lehtë të sigurimit personal, kërkesë që nuk u pranua nga gjykata.

Nga përgjimet e hetimet një vjeçare që u pasuan me operacionin policor ”Krasta” në Elbasan rezulton përfshirja e 38-vjeçarit Çapja në tentativën e vrasjes së ish-oficerit të policisë Fadil Mema në vitin 2006 në Elbasan, atentat që e detyroi Memën të emigronte në Itali bashkë me familjen ku dhe u vra në vitin 2015.

Gjatë këtyre hetimeve u zbardhën dy vrasje të vjetra si dhe një rast korrupsioni që vuri nën akuzë anëtarë të AMA-s.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA