“Mos shihni çdo hapësirë për pallat”, Rama këshilla për operatorët turistikë: Kujdes me çmimet, ju e dini vetë, por mund t’u kthehen ‘boomerang’ 13/04 16:15
Përfundon procesi i numërimit të votave në Bashkinë e Kavajës. Fitues ka dalë Redjan Krali, me 7426 vota, e përkthyer ndryshe 98.38 përqind të votave.
Krali ka pasur përballë rivalit, Bledar Sinella, ku ky i fundit ka mundur që të grumbullojë vetëm 122 vota, e përkthyer ndryshe 1.62% të totalit.
Fletë të pavlefshme në total kanë dalë 239. Mësohet se Sinella, i Bindjes Demokratike, disa javë përpara zgjedhjeve kërkoi tërheqjen nga gara, me pretendimin se zgjedhjet pa opozitën janë fasadë.
Top Channel