Rivali i Veliajt, apel qytetarëve: Vota juaj të jetë mbështetëse dhe jo ndëshkuese
30/06/2019 11:38
Rivali i Erjon Veliajt për Bashkinë e Tiranës, Arben Skënderi është paraqitur në Qendrën e Votimit pranë shkollës ‘Dëshmorët e Lirisë”, për të votuar.
Arben Skënderi, nga Bindja Demokratike, ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja i tij. Gjatë një interviste të dhënë për mediet, Skënderi iu bëri thirrje qytetarëve që të votojnë. Sipas tij, vota e tyre të jetë një votë mbështetëse dhe jo ndëshkuese.
Top Channel