Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën Kapshticë-Korçë, ku dy gra kanë mbetura të vdekura, ndërsa një fëmijë është plagosur rëndë.
Dy gratë kanë qenë duke kaluar rrugën kur janë përplasur nga automjeti që udhëtonte nga Kapshtica për në qytetin e Korçës. Përplasja ka qenë fatale për gratë, ndërsa fëmija ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Korçës.
Sipas policisë, drejtuesi i mjetit, shtetasi me iniciale O.B., 47 vjeç, ka qenë i dehur në timon. Ai ndodhet aktualisht në ambientet e komisariatit të Korçës.
Informacioni paraprak i policisë
Më datë 30.06.2019, jemi njoftuar se në aksin rrugor Korçë-Kapshticë, pranë fshatit Kapshticë, mjeti tip “ML” me drejtues shtetasin O.B, 47 vjeç, ka aksidentuar tre kalimtarë në rrugë, konkretisht shtetasen A.G, 32 vjeçe, shtetasen V.Ç, 34 vjeçe, banuese në Kapshticë si edhe një fëmijë ende i paidentifikuar, ku për pasojë kanë gjetur vdekjen dy shtetaset dhe është transportuar fëmija në gjendje të rëndë shëndetësore drejt Spitalit të Korçës.
Drejtuesi i mjetit shtetasi O.B, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit, ku pas kryerjes të testit të alkoolit rezultoi se drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.82 mg/l.
Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Top Channel