Ndërkohë që nesër do të mbahen zgjedhjet vendore, situata në vend në shumicën e bashkive paraqitet e qetë.

Gazetarët e Top Channel kanë sjell të rejat e fundit nga qarqet kryesore në vendin tonë.

Kështu në Shkodër procesi nisi me vonesë, megjithëse sipas drejtuesve të KZAZ-së janë shpërndarë një pjesë e madhe e materialeve, por problemi qëndron me ambientet në pronësi të bashkisë, ku ka pasur dhe përplasje.

Peshkopi nuk ka pasur probleme, policia ka qenë prezente gjatë kohës kur janë shpërndarë materialet zgjedhore, pas ngjarjes së djeshme.

Po ashtu në Lezhë situata duket e qetë, përfaqësues të PS -së kanë thënë se bashkia ka kërcënuar përfaqësues të bizneseve të mos dalin në votime.

Ndërkohë në Durrës ka vijuar me qetësi procesi, s’ka pasur incidente, aty janë 6 kzaz,dhe 350 mijë votues.

Kujtojmë se në Durrës për PS kandidon për Valbona Sako, ndërsa nga Bindja Demokratike Valbona Sakollari.

Fier

Në të gjitha kzaz-të po bëhen gati edhe për procesin pas votimeve, kujtojmë se vetëm në Mallakastrër ka pasur përplasje. Janë 407-mijë votues në këtë qark.


Kukës

Procesi i shpërndarjeve të materialeve ka shkuar në rregull, po ashtu në Has e Tropojë.

Berat

Procesi i shpërndarjes së materialeve zgjedhore ka vazhduar normalisht përgjatë gjithë ditës dhe deri tani nuk është shënuar asnjë incident.

Në qarkun e Beratit votohet për 5 bashki, që janë bashkia e Beratit ajo e Kuçovës, bashkia e Urës Vajgurore si dhe bashkitë Poliçan dhe Skrapar.
Në total qarku i Beratit numëron rreth 182 mijë votues, të cilët janë thirrur për të votuar në 302 qendrat e përcaktuara të votimit.

Nga kontaktet me drejtuesit e KZAZ-ve respektive, rezulton se shpërndarja e materialeve zgjedhore po shkon drejt fundit dhe të gjitha qendrat e votimit do të jenë gati për tu hapur sipas orarit të përcaktuar ligjor, pra nesër në orën 7 të mëngjesit.

Kështu në Elbasan në të gjithë qarkun nuk ka pasur probleme, përfshi ato bashki që drejtohen nga LSI.

Po ashtu në Gjirokastër situata duket e qetë, ndërkohë që janë 235 qendra votimi, në të cilat nuk janë shënuar probleme. Mësohet se megjithëse kandidatët u kanë bërë thirrje emigrantëve të votojnë, nuk ka ndonjë fluks të tyre, megjithëse u është premtuar edhe autobus për ardhjen.

Vlorë, raportohet se Procesi vazhdon normalisht, janë mbi 300 mijë votuesve në 7 bashki. Mësohet se edhe në bashkinë e Selenicës që është e djathtë klima ka qenë e qetë.

E njëjta gjë vlen edhe për kryeqytetin. Tirana ka numrin më të madh të votuesve, 662837, dhe janë 924 qendra votimesh, dhe pas procesit do të jenë 13 qendra ku do kryhen numërimet.

Kujtojmë se për Tiranën kandidon Arben Skënderaj nga Bindja Demokratike dhe Erion Veliaj nga PS.

Ndërkohë mësohet se PD ka kërkuar leje nga policia, pasi nesër parashikohen protesta nga ora 7 e mëngjesit kur hapen votimet deri në orën 8 të mbrëmjes. Protestat do të mbahen pranë objekteve që janë qendra votimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA