Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi zbuloi në “Open” se sot ka pasur një takim me prefektin e Shkodrës, i cili e ka “kërcënuar” se nëse nuk do të hapte KZAZ-në nr.2, do të kishin përplasje.

Ajo madje tha se kishte frikë të pinte ujë në zyrën e Prefektit.

“Unë sot kam pasur frikë të pi ujë në zyrën e Prefektit. Se kemi të bëjmë me huliganë. Më ka thirrur sot në zyrë se dhe më ka thënë hapeni atë se sot keni sherre. Nuk e kuptoj bëni një urdhër dhe shkoni e hapeni në mënyrën e duhur”, zbuloi Ademi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA