Shkodër/ Hapet me forcë shkolla e përcaktuar si qendër votimi
29/06/2019 18:39
Shkolla “Edith Durham” në qytetin e Shkodrës, e përcaktuar si qendër votimi për ditën e nesërme është hapur forcërisht nga mbështetës të Partisë Socialiste.
Pasi u hap dera kryesore në ambientet e shkollës brenda janë futur edhe materialet zgjedhore.
Ndërkohë në disa shkolla të tjera që janë qendra votimi, akoma nuk janë futur materialet për shkak se shkollat janë të mbyllura.
Top Channel