Mbrëmja e së premtes në Dibër është shoqëruar me protesta të ashpra. Përpara KZAZ 19, janë mbledhur një numër i madh mbështetësish të Partisë Demokratike ku tentuan të hyjne me forcë. Protestuesit u përplasen fort me policinë në një përplasje fizike. Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën si edhe sprajt me lëndë djegëse. Të paktën gjashtë policë dhe një gazetar kanë mbetur të dëmtuar dhe kanë marrë ndihmë mjekësore.

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshi shkruajti në tëitter se, “Verbëria e dhunës politike po sulmon sot me molotov KZAZ e vendosur në shkollën “Nazmi Rushiti” dhe Policinë në Dibër, nën drejtimin e përfaqësuesve të lartë të opozitës. Ligji do të veprojë pa asnjë mëdyshje ndaj çdo forme të krimit!”

Ndërkohë dyert e Pallatit të Sportit në qytetin e Shkodrës u dëmtuan nga mbeshtetës të Partisë Socialiste të cilët janë përplasur me policinë bashkiake. Këto janë pamjet ekskluzive që Top Channel transmetoi, të xhiruara nga kamerat e sigurisë. Me mjete të forta ata kanë goditur dhe kanë thyer derën kryesore të Pallatit të Sportit “Qazim Dervishi” e përcatuar si KZAZ e më pas kanë marrë edhe disa materiale zgjedhore të cilat ishin vendosur kohë më parë në këtë godinë e cila administrohet nga Bashkia e Shkodrës. Ky incident solli edhe reagimet e dy forcave politike në Shkodër.

Sipas bashkisë që drejtohet nga Voltana Ademi ky është një veprim kriminal që frymëzohet nga qeveritarët në Tiranë. Bashkia i kërkoi Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë të zbardhë me shpejtësi këtë ngjarje të rëndë.

Ndërkohe Partia Socialiste e ka konsideruar këtë incident si provokim të Bashkisë Shkodër dhe administratës së saj. Në një deklaratë PS thotë se “Incidenti është në vazhdën e një sërë incidentesh të provokuara nga Bashkia Shkodër kundër procesit zgjedhor me synim pengimin e qytetarëve për të ushtruar të drejtën kushtetuese të votimit”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA