Pamjet që shihni në ekran janë marrë në tregjet e lagjeve të kryeqytetit. Temperatura shënon mbi 30 gradë dhe siç e shikoni qumështi dhe nënproduktet e tij shiten në rrugë duke vëne në rrezik shëndetin e konsumatorëve.
Hasan Stafa, ekspert i sigurisë ushqimore thotë se vetë brenda në javë numri i të helmuarve nga ushqimi i rrugës është tepër i lartë.
” Ne kemi 24 ankesa këtë javë që një pjesë e konsumatorëve kanë shkuar në spital nga kontaminimi ushqimor, duke kaluar në helmim. E bardha dhe e kuqja e vezës në kushte të papërshtatshme fillon shkatërrimi i vlera ushqyese i proteinës. Kjo e fundit denatyrohet dhe kthehet në element helmues është një nga produktet më të rrezikshme nëse nuk ruhet në kushte të përshtatshme. ”
Qytetarët thonë se nuk i besojnë më shitësve ambulantë. Pavarësisht kësaj numri i bidonëve të qumështit në trotuar vazhdon të mbesë i lartë.
“I blejmë në market sepse qumështi i fshatarëve është plot me mikrobe”, thotë një qytetar.
“Në rrugë kurrë, jo rrezik i madh!”, rrëfehet një tjetër konsumator.
“Bulmeti është skandal mos them sektori më problematik”, shprehet një tjetër.
Top Channel