Lëkundje tërmeti në qarkun e Korçës
28/06/2019 16:53
Lëkundje tërmeti janë regjistruar pasditen e sotme në qarkun e Korçës. Tërmeti ka qenë me magnitutë 3.9 dhe me epiqendër në Devoll, në afërsi të kufirit me Greqinë.
Për momentin nuk raportohet për dëme materiale apo njerëz të lënduar.
Në 1 qershor, qarku i Korçës u godit nga një seri tërmetesh që dëmtoi shumë banesa dhe disa persona mbetën të plagosur.
Top Channel