Përveç ngërçit institucional kriza e politike që po kalon vendi ka ndikime të forta edhe në ekonomi.  Profesor Adrian Civici thotë se ekonomia nuk është shifra por në radhë të parë çështje besimi, dhe ne këtë situate mjedisi shqiptar po përkeqësohet çdo dite.

“Duhet të kemi parasysh se ekonomia përpara se të jetë shifër, përpara se të jetë një sasi kapitali, përpara se të jetë një pagë apo një shitje, është çështje besimi dhe çështje qëndrueshmërie institucioni.  Nëse s’ka stabilitet dhe qëndrueshmëri në funksionimin dhe administrimin e qeverisjes së vendit, të gjithë parametrat ekonomikë, fillojnë që të lëkunden dhe shumë prej tyre mund të kenë efekte negative, që janë si me pasoja afatshkurtra që janë të një periudhe 1,2 apo 3 mujore, por mbi të gjitha edhe  pasoja strukturore afatgjata”, tha eksperti i ekonomisë.

Civici shton se duket se nuk ka zgjidhje te shpejte për krizën dhe kjo gjë sa vjen dhe po shton goditjen për ekonominë.

“Ky kaos politik që po kalojmë sot dhe kjo situatë kaq e komplikuar dhe aq më keq pa një zgjidhje në horizont, padyshim që ekonomia vazhdon të marrë një goditje që sa vjen dhe bëhet më e rëndë”, paralajmëroi Civici.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA