Temperaturat e larta pushtojnë Europën, përfitojnë prodhuesit e akullores

26/06/2019 14:33

Vala e të nxehtit që po pushton pjesë të tëra të Europës, ka bërë qe në njërin prej vendeve më të goditura prej saj, në Francë, të rritet ndjeshëm kërkesa për akullore.

Vetëm brenda kësaj jave pritet që shitjet e tyre të shtohen me 30%.

“Me mbërritjen e të nxehti afrikan këtë javë presim edhe një shtim prej 30% të shitjeve te akulloreve krahasuar me javën që shkoi. Këtë radhë kemi tre ngarkesa për shpërndarje në vend të njërës, stafi po rri në punë deri në 5 të pasdites, dhe do të angazhojmë për këtë periudhë 7 punëtorë, në vend të 3, që mbajmë zakonisht”, është shprehur menaxherja e “Grom Glacier”.

Këtë mënyrë kaq të ëmbël freskimi e preferojnë si vendasit, ashtu edhe turistët e huaj.

“Unë marr akullore me lëng frutash, është më e lehtë sesa ëmbëlsirat, dhe plus të freskon. Të hash një akullore të ftohtë në këtë vapë, është vërtet një ndjesi e këndshme. Është një ditë shumë e nxehtë, dhe akullorja të freskon goxha, është perfekte për një pasdite të tillë”, janë shprehur disa klientë.

Temperatura që më shumë janë tipike të fundit të korrikut apo gushtit, parashikohen që tani në Europë, dhe në Francë ku në 2003-shin vdiqën nga probleme të lidhura me të nxehtin plot 15.000 vetë, autoritetet po marrin masa që përfshijnë vendosjen e shërbimeve shëndetësore në gatishmëri, fëmijët dhe pleqtë janë këshilluar të shmangin lëvizjet në orët e pikut ndërsa njerëzve u shpërndahet ujë i pijshëm falas.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA