Një shishe koka-kola në Britaninë e Madhe nuk shijon njësoj si në Evropë.
BE ka dalë në përfundimin se thuajse gjysma e produkteve ushqimore në bashkimin evropian ka etiketë të njëjtë ose të ngjashme, por përmbajtje të ndryshme. Vendet në Evropën lindore, në të shkuarën janë ankuar se markat e mëdha shesin ushqime të një cilësie më të ulët në tregjet e tyre.
Sidoqoftë, një raport i komisionit evropian, i publikuar së fundmi, nuk ka gjetur dallime të dukshme në vendet lindore dhe perëndimore. Ekspertët kanë testuar 1400 kampionë nga 128 produkte në 18 vende të BE dhe kanë dalë në përfundimin se 9 për qind e produkteve kanë etiketa identike, 22 për qind etiketa të ngjashme, por përmbajtje të ndryshme.
Shefi i komisionit evropian, Zhan Klod Junker, i bëri standaret e dyfishta të ushqimit një problem në 2017.
Të hënën, komisioni tha se do të akordonte 1.26 milionë euro financime për të ndihmuar vendet të përgatisin një ligj të ri për të rritur bashkëpunimin mes vendeve të BE për mbrojtjen e konsumatorit, që do të hyjnë në fuqi në janar 2020.
Top Channel