“Është një lojë me fatet e vendit, është një plan antikombëtar.” Kështu e konsideroi nga Tropoja kryeministri Edi Rama përpjekjen e opozitës për të bllokuar votimet e 30 qershorit.
Rama theksoi se opozita bërtet sot nga frika e drejtësisë, e cila duhet të funksionojë për të gjithë kur të hapen negociatat me Bashkimin Evropian.
“Bërtasin nga frika, kanë një frikë shumë të madhe se mos hapen negociatat me BE, pasi me hapjen e negociatave fillon një kapitull i ri me BE-në. Ata të vënë përpara dy libra të mëdhenj që janë të drejtësisë. Nuk është më koha që i thonë Shqipërisë që duhet të bëjnë këtë ligj, por është koha që Shqipëria është ulur në tavolinë dhe thotë dua të hyjë në familje, atëherë ata të thonë se duhet të na provosh që drejtësia funksionin për të gjithë”, u shpreh Rama.
Sa i përket përplasjes me presidentin, Rama tha se “Ilir Meta ka marrë përsipër pjesën e dhunës institucionale.”
Top Channel