Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe ish-ministër në ‘Qeverinë Rama 1’, Ilirjan Celibashi ka deklaruar në emisionin “Open” në Top Channel se Kolegji Zgjedhor ka konfirmuar vendimin e KQZ-së, ku votimet e 30 qershorit u konsideruan si të ligjshme.

Gjithsesi, Celibashi theksoi se Kolegji nuk është marrë me faktin nëse dekreti i presidentit është apo jo në zbatim të Kushtetutës. Sipas Celibashit, dekreti për shfuqizimin e 30 qershorit është absolutisht i pavlefshëm.

Edhe Alfred Peza, Sekretar për Mediat në PS, deklaroi se nëse nuk do të kishte zgjedhje atëherë Kolegji nuk do të mblidhej, pasi ky institucion shqyrton vetëm zhvillimet zgjedhore në vend.

  30 qershori/ Alban Dudushi në ‘Open’: Nuk do të ketë përplasje

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA