Socialistët do të numërojnë votat e tyre me shoqërinë civile në mungesë të PD-LSI të cilët bojkotuan procesin. Anëtarët e mazhorancës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve miratuan përbërjen e grupeve te numërimit me 4 anëtarë, përkatësisht dy nga Partia Socialiste dhe dy anëtarë të cilët do përzgjidhen me short nga KZAZ.
Kryetari Klement Zguri e kundërshtoi vendimin.
Mazhoranca në KQZ i hapi rrugë edhe zhvendosjes së KZAZ Pogradec, nga ambientet në pronësi të Bashkisë në ambient privat. Megjithëse me vendimin e kolegjit në fuqi, nënkryetari Denar Biba tha se nuk do të pranohet më asnjë kërkesë e bashkive të djathta për zhvendosje ambientesh.
“Ne e lejuam Kukës po e lejojmë dhe në Pogradec. Jemi ne dijeni të letrave të krerëve të bashkive që nuk njohin datën e zgjedhjeve. Letrat kanë qenë para zhvillimeve të fundit tani kemi vendim gjyqësor të formës së prerë dhe mos zbatimi i tij është vepër penale”, u shpreh Biba.
5 ditë nga 30 qershori, ka nisur edhe shpërndarja e materialeve zgjedhore. Në juglindje këtë të martë mbërritën fletët dhe kutitë e votimit.
Materialet zgjedhore janë shpërndarë edhe në Elbasan, Vlorë, Fier, Kukës dhe Krujë.
Top Channel