Këshilli i Europës rikthen Rusinë, zemëron Ukrainën

25/06/2019 21:18

Delegacioni ukrainas në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës ka braktisur sallën në shenjë proteste, pasi deputetët rusë u lejuan të rikthehen në organin që mbron të drejtat e njeriut, pesë vite pas aneksimit të krimesë.

Në një votim me 118 vota pro dhe 62 kundër, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës votoi për të lejuar delegacionin e Rusisë të rikthehet në organizëm.
Në vitin 2014, Rusisë iu hoq e drejta e votimit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, si ndëshkim për ankesimin e gadishullit ukrainas të Krimesë.

Rusia u përgjigj në 2016 me bojkotimin e Asamblesë, ndërsa nga 2017 refuzoi të paguajë kontributin e saj vjetor prej 33 milionë eurosh në Këshill.

Rusia kërcënoi se do ta linte tërësisht Këshillin nëse delegacioni i saj nuk kthehej këtë javë, për të votuar për sekretarin e ri të përgjithshëm. Këshilli i Europës mbikqyr Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut. Mbrojtësit e të drejtave të njeriut ishin të shqetësuar se rusët e thjeshtë mund të humbisnin të drejtën e apelit në gjykatë, për mbrojtje nga abuzimet në sistemin policor dhe ligjor të Rusisë.

Gjykata e urdhëron Rusinë të paguajë miliona euro në kompensime çdo vit. Por delegatët nga Ukraina, paralajmëruan se lejimi i Rusisë të rikthehet në organizëm do të shihet si një lëshim dhe do të tregojë dobësi në përpjekjen e Europës për ti vënë fre Rusisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA