“Aparteid” i klimës, paralajmërimi i Kombeve të Bashkuara

25/06/2019 19:44

Një ekspert i Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar për një “aparteid” të mundshëm klimaterik, ku të pasurit paguajnë për ti shpëtuar urisë, ndërsa pjesa tjetër e botës, mbetet në vuajtje.

Edhe nëse objektivat aktuale do të realizohen, miliona njerëz do të varfërohen, thotë Philip Alston, raportues i posaçëm i Kombeve të Bashkuara, për varfërinë ekstreme.

Ai po ashtu ka kritikuar hapat e marra nga OKB duke i quajtur ato të papërshtatshme.

Zyrtari i lindur në Australi është pjesë e një paneli ekspertësh të pavarur të OKB-së dhe ia ka paraqitur raportin e tij, të bazuar në kërkime ekzistuese, në këshillin për të drejtat e njeriut të OKB.

Ai paralajmëron se të varfrit e botës do të goditen më rëndë nga rritja e temperaturave dhe mungesat e mundshme të ushqimeve e konfliktet, që mund të shoqërojnë një ndryshim të tillë.

Vendet në zhvillim pritet të mbajnë të paktën 75% të peshës së ndryshimeve të klimës, pavarësisht faktit se gjysma e varfër e popullatës së botës gjeneron vetëm 10% emetime.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA