60 mijë makina “Mercedes” me naftë do të tërhiqen nga qarkullimi në Gjermani dhe shkaku janë emetimet.
Prodhuesi i këtyre automjeteve, Daimler mendohet të ketë instaluar një aparaturë fikjeje, por ai i mohon akuzat. Nga njoftimi i bërë prej zyrës Federale të Automjeteve, rezulton se bëhet fjalë për vetura të modelit “Mercedes-Benz GLK 220 CDI”, të prodhuara në intervalin kohor mes viteve 2012 dhe 2015.
Një zëdhënës i koncernit e konfirmoi gjithashtu këtë njoftim të botuar në “Bild am Sonntag”. Prodhuesi i automjeteve akuzohet të ketë montuar në fuoristradat sportive me naftë me një normë gazesh Euro-5, një aparaturë ilegale që manipulon kuotat e emetimit.
Daimleri i hodhi poshtë me forcë akuzat e tha se do të kërkojë mbrojtje juridike. Sipas informacionit të “Bild am Sonntag”, zyra federale do të shtrijë hetimet kundër kompanisë, sepse softwari manipulues mund të gjendet edhe në modele të tjera.
Dyshimi kundrejt modelit “GLK 220 CDI” u bë publik në prill e qe prej atëherë kane nisur seancat dëgjimore. Asokohe u tha se qe ne vjeshtën e 2018-tës kishte pasur njoftime për një software të dyshimtë në motorin “OM651”, që mundësonte të ulte vlerat e gazeve të prodhuara me anën e një programi kompjuterik.
Top Channel