David Guetta, Black Eyed Peas, Travis Scott ishin në mesin e emrave të famshëm të mbledhur së bashku, në skenën e festivalit të 18-të “Mawazine” në Marok, një event që tërheq artistë ndërkombëtarë nga zhanre të ndryshme muzikore.
Këngëtarja spanjolle Rosalia, e njohur për gërshetimin e bërë muzikës “flamenco” me atë urbane, ishte ajo që çeli festivalin, ylli i muzikës latine J Balvin, elektrizoi më pas saj sallën, duke i bërë njerëzit të këndonin me të.
Me “single-n” e tij “Reggaeton“, J Balvin pushtoi për të 13-tën herë klasifikimet latine. Videot e tij muzikore, që kanë përfshirë në plot raste edhe yje si Selena Gomez apo Cardi B, kanë grumbulluar 11 miliardë shikime në YouTube. Një tjetër emër i njohur sot në mbarë botën, David Gueta e bëri të paharrueshme mbrëmjen për njerëzit e mbledhur në koncert.
“Mawazine” organizohet nga grupi jo fitimprurës “Maroc Cultures”, nën patronazhin e mbretit Mohammed VI., 2,5 milionë njerëzit që ka tërhequr gjatë viteve të fundit, e bëjnë atë festivalin e dytë më të madh të muzikës në botë pas “Donauinselfest”, të Vjenës.
Top Channel