Daçiç: Serbia nuk mund ta njohë pavarësinë e Kosovës në të gjithë territorin

24/06/2019 14:57

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç është mbështetës i hershëm i ndarjes së Kosovës dhe të njëjtin qëndrim ka shprehur edhe sot kur është pyetur për kompromisin me Prishtinën. Duke theksuar se për Serbinë është me rëndësi të madhe që të arrihet një zgjidhje kompromisi, Daçiç theksoi kjo nuk do të thotë se Beogardi mund të njohë Kosovën të pavarur në të gjithë territorin e saj.

Ai e ka konsideruar jo-reale mundësinë që në negociatat përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë të përfshihet SHBA, por jo edhe ndonjë shtet tjetër, duke nënkuptuar Rusinë.

“Tani për tani nuk ka paralajmërime për ndonjë ndryshim të formatit dhe nuk është paraparë përfshirja e vendeve të tjera në dialog. Është e vështirë që vetëm SHBA-ja mund të përfshihet dhe jo dikush tjetër, kjo është joreale”, është shprehur Daçiç.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA