Çregjistrimi nga 30 qershori, Beqiri: Ngërçi duhet të zgjidhet nga Kolegji, ‘Kushtetuesja’ e ka marrë vendimin

24/06/2019 11:21

Ka nisur në Kolegjin Zgjedhor seanca ku po shqyrtohet padia e Partisë Uniteti Kombëtar, e cila kërkon anulimin e vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që nuk pranoi ta çregjistrojë nga zgjedhjet pas dekretit presidencial.

Anëtarë të trupës së Kolegjit janë Artur Malaj, Shkëlqim Mustafa, Ridvan Hado, Tomorr Shkreli dhe Lindita Sinanaj.

  Kolegji “rrëzon” presidentin, nuk pranohet kërkesa për çregjistrim nga 30 qershori

I pranishëm në seancë është edhe Idajet Beqiri, kryetar i PUK, i cili shpjegoi edhe arsyet e padisë së tij. Ai ka theksuar se është kapur në befasi nga vendimi i presidentit për të shfuqizuar 30 qershorin, pasi ishte i bindur se zgjedhjet do zhvilloheshin.

Gjithsesi, Beqiri theksoi se i është drejtuar me padi Kolegjit pasi KQZ refuzoi ta çregjistronte.

Sa i përket Gjykatës Kushtetuese, Beqiri tha: “Ne nuk kishim pse të venim në Gjykatën Kushtetuese sepse për këtë problem e kishte dhënë verdiktin e saj, atëherë nuk na ngelte veprim tjetër veçse të kërkonim të tërhiqeshim nga zgjedhjet. Ne duam të mos marrim pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit dhe PUK të hiqet nga fletët e votimit.”

“Kolegji Zgjedhor duhet ta zgjidhë këtë ngërç, KQZ nuk na ç’regjistroi, si shkak sjellim edhe botimin në Fletoren Zyrtare (të dekretit të presidentit). Ndaj kërkoj që këtë ngërç ta zgjidhni ju”, u shpreh kreu i PUK.

Ndërkohë, juristi i KQZ-së në seancë ka theksuar se ky institucion nuk e konsideron dekretin e presidentit dhe vazhdon përgatitjet për zgjedhjet. Ai e ka konsideruar të pabazuar kërkesën e PUK.

Ankimimi i partisë se Idajet Beqiri, aleat i Partisë Socialiste u përkthye në publik si lëvizje për të atakuar dekretin e Ilir Metës, ndaj dhe vendimi i Kolegjit pritet me interes, pasi indirekt duket se  shprehet për vlefshmërinë apo jo të dekretit të  Presidentit për të çdekretuar 30 qershorin si datën e zgjedhjeve lokale.

Diskutimet në seancë

Gjyqtari Artur Malaj: E çfarë natyre është dekreti i presidentit?

Juristi i KQZ: Është akt administrativ individual.

Malaj: Pse?

Kreu i PUK, Idajet Beqiri: Akti i presidentit, pra çdekretimi i dekretit, sipas meje, është akt individual administrativ. Ky akt individual është thjesht për caktim date dhe nga kjo kornizë nuk del dot.

Malaj: A ka tjetër institucion që ka kompetencë të nxjerrë dekret për anulimin e zgjedhjeve?

Juristi: Jo, nuk e ka askush të shprehur ne ligj.

Malaj: Po për ndryshimin e datës së zgjedhjeve?

Juristi: Në 2017 është shtyrë data e zgjedhjeve me dekret të presidentit.

Gjyqtari Shkëlqim Mustafa: Po në 2007?

Juristi: S’kam dijeni.

Gjyqtarja Lindita Sinanaj: Cili është thelbi ligjor që ju detyroi juve të shpreheni mbi vlefshmërinë e pavlefshmërinë e këtij akti të presidentit?

Juristi: Duke qenë se subjekti erdhi tek ne…

Sinanaj: Pra mbi bazën e kësaj kerkesë shqyrtuat pavlefshmërinë e dekretit?

Juristi: Po

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA