Në mandatin e dytë në krye të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj premton çerdhe dhe kopshte për fëmijët në vendin e punës së prindërve.

“Ka ardhur koha që të eksperimentojmë atë që ndodh në shumicën e vendeve skandinave, ku një bankë e madhe, një kompani e madhe telekomunikacioni, një kompani e madhe fasone, duke kalkuluar që produktiviteti, sidomos i zonjave që punojnë, është më i madh nëse fëmijët gjatë kohës që ato punojnë kanë një shërbim, kopshte e çerdhe, besoj se ka ardhur koha ta pilotojmë edhe në Tiranë. Dua ta fillojmë mandatin e dytë jo me situatën e emergjencës, por me një situatë tjetër ku të ftojmë kompanitë e para, qofshin këto fason, banka, telekomunikacion, apo institucione shtetërore. Do ishte në të mirën e Bashkisë së Tiranës që ne vetë njëherë të krijonim një çerdhe publike në premisat e bashkisë për vetë Bashkinë e Tiranës. Do siguroheshim që nënat që punojnë në Bashki të kishin një produktivitet më të lartë, falë faktit që brenda në institucion është ruajtur një hapësirë për çerdhe ose kopsht”, tha ai.

Veliaj solli në vëmendje premtimin qe bërë 4 vite më parë për rikonstruksionin e çerdheve publike, te cilat tashme janë më të preferuar se ato private ne kryeqytet.

“Nuk besoj se kishte një mënyrë më të mirë për ta mbyllur javën e fundit të këtij 4-vjeçari, sesa me ata të cilët më dhanë një dorë, mua dhe skuadrës, që javën e parë. Ndoshta ishte utopi për disa të tjerë, ndoshta ishte komplet jashtë realitetit në ato ditë të para, ku shumë njerëz mund të thoshin ti je komplet i marrë, kjo s’është Amerika, Anglia, Gjermania, BE, këtu është secili për vete, Zoti për të gjithë. Por, 200 kompani iu përgjigjën thirrjes sonë të beftë në ato ditë të nxehta të gushtit, teksa afronte viti shkollor, dhe hapeshin kopshtet dhe çerdhet. Të gjithë bashkë, jo vetëm i kemi kthyer besimin publikut, por kemi hapur një faqe të re të çfarë do të thotë të punosh me cilësi në publik”, u shpreh kryebashkiaku.

Çerdhet dhe kopshtet pranë vendit të punës do të jenë një projekt pilot që do të nisë Bashkia e Tiranës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA