“30 Qershori”, sot vendos Kolegji/Padia e PUK që kërkon çregjistrimin, përgjigje për dekretin e Metës

24/06/2019 09:28

Java e fundit e qershorit  do të jetë  vendimtarja për fatin e asaj që pritet të ndodhë më  30 qershor. Sot Kolegji Zgjedhor do të shqyrtojë kërkesën e Partisë Uniteti Kombëtar, që kërkon anulimin e vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që nuk pranoi  ta çregjistrojë nga zgjedhjet pas dekretit presidencial.

Ankimimi i partisë se Idajet Beqiri, aleat i Partisë Socialiste u përkthye në publik si lëvizje për të atakuar dekretin e Ilir Metës, ndaj dhe vendimi   i Kolegjit pritet me interes, pasi indirekt  duket se  shprehet për vlefshmërinë apo jo të dekretit të  Presidentit për të çdekretuar 30 qershorin si datën e zgjedhjeve lokale.

Opozitarët,  të cilët  këmbëngulin se Kolegji Zgjedhor nuk ka të drejtë të  gjykojë dekretin , të hënën do i kërkojnë KQZ  lirimin e  ambienteve  që përdoren si qendra votimi  dhe  revokimin e listave të zgjedhësve në baskitë e  tyre.

Ne anën tjetër shumica në KQZ vijon me mbledhjet për zgjedhjet e 30 qershorit dhe po zhvendos qendrat e votimit në qytet ku drejtojnë PD dhe LSI, në mjedise që nuk varen nga bashkitë, pasi drejtuesit po vijojnë prej disa ditësh një betejë me KZAZ-të.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA