Wake Up/ CLIO grupi francez koncert për shqiptarët në Ditën Ndërkombëtare të Muzikës

21/06/2019 12:40

CLIO është një grup muzikor francez, i cili vjen në Shqipëri me rastin e Festës së Muzikës, për një seri koncertesh nga data 18-23 qershor. Rrjeti i Aleancës Franceze me mbështetjen e Ambasadës Franceze ka mundësuar ardhjen e tyre.

Koncertet kanë nisur me Elbasanin, Korҫën, për të vijuar sot me Tiranën dhe në vazhdim me Shkodrën dhe Durrësin. Clio Tourneux është solistja e grupit dhe po ashtu edhe tekstshkruese e këngëve të saj. Albumin e parë ajo e ka publikuar në vitin 2006 ndërsa të dytin në gusht të këtij viti (me 12 këngë).

Ajo ka një mënyrë të veçantë të të bërit muzikë. Këngët e saj janë plotësisht të ndjera, ndonëse tingëllojnë pak të trishtuara dhe melankolike.

Ajo është e fokusuar shumë edhe tek detajet më të vogla në klipet e saj. Në shumicën e koncerteve të saj live, por edhe në klipe Clio shfaqet edhe duke luajtur në kitarë.

Top Channel