Kryeministri Edi Rama ka akuzuar presidentin Ilir Meta se me shfuqizimin e 30 qershorit si datë për zgjedhjet lokale ka kërkuar që të nxisë dhunën në Shqipëri. Në një takim me banorë të Kombinatit, Rama tha se Meta nuk ka bërë asnjë deklaratë kundër dhunës dhe dekreti për 30 qershorin është gabim fatal për të.

“Është personazh kompleks. Ka bërë gjëra të mira, ka bërë gjëra të gabuara, nuk kemi çfarë t’i bëjmë. (Shfuqizimin e 30 qershorit) E bëri për të nxitur dhunën, edhe ka gjithë këto ditë nuk ka thënë një fjalë kundër dhunës. Ishte fatale për të. Gabim fatal, nuk e bën kurrë një president republike diçka të tillë. Sepse ai është si hëna, rrotullohet, herë është e plotë dhe herë është e qorruar komplet”, u shpreh Rama.

Kryeministri Rama nuk ka pranuar të tërhiqet nga 30 qershori dhe thekson se zgjedhjet lokale do të zhvillohen në datën e përcaktuar fillimisht nga presidenti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA