Prodhueseve të vegjël të energjisë nga panelet diellore dhe që e përdorin këtë energji për nevojat e tyre  u hapet rruga për tu lidhur me rrjetin e shpërndarjes dhe për ta shkëmbyer energjinë me OSHEE.

Udhëzimi u firmos nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ndërkohë që për rreth 3 muaj është negociuar mes prodhueseve të vegjël, OSHEE dhe ministrisë.

“Ky është një proces që ka nisur dhe ju janë hapur të gjitha mundësitë tashmë për të pasur një shkëmbim mes jush dhe OSHEE-së. Është një proces kompleks që nuk përfundon këtu. Nëse sot kemi mbyllur të gjithë procesin e dokumentacionit, duhet që praktikisht që të funksionojnë”, tha ministrja Balluku.

Ndërkohë OSHEE po përgatitet teknikisht për këtë proces.

“Në bashkërisht do t’i kalojmë edhe momentet e para, se si do të aplikohet, se si do të bëhet. Mbart edhe ky vështirësi, por gjithmonë me mirëkuptim  dhe në bashkëpunim me trajtimin e çështjeve  them që gjërat do të kalojnë mirë dhe qëndrueshëm”, tha Petraq Lika, drejtor i Divizionit të Shpërndarjes, OSHEE

Për gati 2 vjet që nga miratimi i ligjit prodhuesit e vegjël të energjive të rinovueshme për vete përdorim nuk arrinin dot që për tepricat e energjisë ti hidhnin në rrjetin e OSHEE pasi mungonte udhëzimi i ministrisë.  Pas  miratimit të aktit duhet që privatët të marrin një autorizim nga OSHEE. Prodhimi nuk duhet të tejkalojë nevojën për vetëkonsum.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA