Pak pas orës 19:00 të së premtes, dy automjete janë përfshirë në një aksident me pasojë vdekjen e një 74-vjeçareje.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në vendin e quajtur Kryebushat, ku mjeti tip Benz, me targë AA208BY, me drejtues 50-vjeçarin P.K. është përplasur me mjetin tip Benz, me targë AA387KJ, me drejtues 67-vjeçarin Y. B. 67 vjeç, i cili udhëtonte me bashkëshorten e tij N.B 74 vjeçe.
Këta dy të fundit u dërguan me urgjencë në spital për të marrë mjekimin e nevojshëm, por fatkeqësisht 74-vjeçarja nuk i ka mbijetuar plagëve të marra, duke ndërruar jetë në Spitalin e Shkodrës.
Ndërkohë drejtuesi i mjetit tjetër, 50-vjeçari P.K. u shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme.
Në vendngjarje ka shkuar edhe grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Top Channel