Pistoleta të cilën mendohet se mjeshtri i madh i pikturës, Vincent van Gogh mund ta ketë përdorur për të vrarë veten, është shitur në një ankand për 162,500 euro, pothuajse tre herë më shumë nga sa ishte planifikuar.
Revolveri, i konsideruar si arma më e famshme në historinë e artit në botë, është blerë përmes telefonit nga një koleksionist privat.
Ajo u gjet nga një fermer më 1965, afër fshatit ku artisti ka kaluar ditët e fundit. Arma konsiderohet si prova që artisti i jashtëzakonshëm qëlloi veten dhe nuk është vrara. Megjithatë, gjatë kësaj kohe ka pasur shumë dyshime rreth vërtetësisë së kësaj arme.
Instituti, Van Gogh, që mbikëqyr shtëpinë ku ka kaluar piktori ditët e fundit, e kritikoi organizimin e ankandit. “Asgjë nuk tregon se kjo pistoletë lidhet me vdekjen e Van Gogh-ut”, ka thënë ky Institut përmes një deklarate, duke kërkuar më shumë respekt për vdekjen e piktorit.
Ankandi Art, ai që e shiti armën, e pranoi se nuk ekziston ndonjë mënyre e saktë për të garantuar së behet fjalë për të njëjtën pistoletë, por thekson se datat përputhen.
Top Channel