Kryebashkiaku i Tiranës dhe kandidati i Partisë Socialiste për një mandat të dytë, Erion Veliaj, nga njësia 4 ku zhvilloi zhvilloi një takim elektoral me banorët, foli edhe për ngjarjet e fundit në disa KZAZ në vend.
“I tmerron ideja se njerëzit mund të zgjedhin ndryshe, vota i tmerron. Ndaj bëhet gjithë kjo përpjekje. Lajm i mirë, është se nuk jemi vetëm, OSBE doli dhe tha tj’u vi turp Lulit dhe Monës, nuk e meriton Shqipëria këtë”, tha ai.
Për Veliaj i bindur tha se në 30 qershor, do të jetë PS ajo që do të fitojë edhe bashkitë qe drejtohen aktualisht nga Partia Demokrate.
“Shikojeni, argëtohuni, mbani shënim por në datën 30 qershor është PS ajo që merr Gjirokastrën, Shkodrën”, tha ai.
Veliaj pati një mesazh edhe për qytetarët: “Braktisni partitë që djegin shkollat, ne na ha inati se si nuk ndërtuam ca më shumë shkolla, si nuk mbollëm më shumë pemë”
Top Channel