Vendimi për negociatat me Bashkimin Europian do të merret në Tetor.

Në një konferencë për shtyp, komisioneri për zgjerimin Johannes Hahn tha se një pakicë e vendeve europiane nuk mundën ta mbështesin propozimin e komisionit.

“Fatkeqësisht një pakicë e vendeve europiane nuk mundën të mbështesin propozimin e qartë të Këshillit, për të hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Vendet anëtare do të kenë mundësi të vendosin pas kësaj vere dhe jam besimplotë se vendet anëtare dhe institucionet respektive do të kenë mundësinë dhe kohën për të parë rekomandimet tona. Besoj se sot ne kemi patur mundësi për të gjetur një kompromis të mirë me një prespektivë të qartë dhe me një afat të qartë dhe jam shume konfident se në tetor vendimi final do të merret”, tha Hahn.

Por edhe kriza politike në Shqipëri, sipas Hahn ka patur ndikim në vendimin e vendeve anëtare.

“Ne nuk mund të injorojmë krizën e brendshme politike që ka pasur një farë ndikimi te vendet anëtare për vendimin e tyre ditën e sotme. Shpresojmë që deri në tetor do të ndryshojë mendimi i disa vendeve anëtare në lidhje me Shqipërinë”, tha ai.

Në një reagim të parë, kryeminsitri Rama e ka cilësuar këtë lajm si shume pozitiv në rrugën e çeljes së negociatave.

“Lajm shumë pozitiv nga Europa në rrugën e çeljes së negociatavePavarësisht luftës pa limite të frontit politik të së keqes,që po bën çmos të sakatojë vendin në sytë e Europës,për të bllokuar negociatat me sharje,kërcënime,molotovë e përgjime baltosëse,Shqipëria po reziston Ministrat e jashtëm të BE kanë miratuar në Luksemburg, kalimin tek kryetarët e shteteve të rekomandimit për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut,me synim muajin tetor. Le t’i rezistojmë deri në fund ofensivës së baltës dhe gurëve kundër Shqipërisë. Të gjithë bashkë në 30qershor”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA