Vendimi i komisionerëve të vettingut që konfirmuan në detyrë gjyqtarin Kasteriot Selita u prit me duartrokitje.

Kryetarit të gjykatës së apelit administrativ i rezultuan të pastra të tre komponentët.

Deri më tani nga 124 prokurorë e gjyqtarë që kanë dalë në seancë dëgjimore janë konfirmuar 62 prej tyre dhe janë shkarkuar 61 të tjerë.

Për një prej tyre u dha vendim neutral pra as shkarkim dhe as konfirmim. Gjatë ditës u kontrollua edhe kandidati për në gjykatën e posaçme që do të ngrihet gjyqtarin e apelit të krimeve të rënda, Gurali Brahimllari.

Me kriteret e pastërtisë së figurës dhe aftësitë profesionale në rregull, gjyqtari Brahimllari u vendos në vështirësi nga vettingu për një hua të marrë nga kunati i tij që jeton në Greqi.

Gjyqtari tregoi se kunati i tij është emigrant prej 25 vitesh në këtë shtet dhe kishte mundësi financiare, ndërkohë që për blerjen e shtëpisë shpjegoi se kishte kontribuar edhe bashkëshortja e cila është stomatologe.

Edhe pretendentja për në SPAK, Manjola Kajana dëgjoi gjetjet e vettingut për të tre komponentët të cilët rezultuan pa probleme.
Nga 24 kandidatë për në SPAK deri më tani janë konfirmuar 7 prej tyre ndërsa njëri është shkarkuar.

Të enjten janë lajmëruar seanca vettingu për Saida Dollanin, e cila synon gjykatën e posaçme, siç edhe kolegu i saj Luan Hasneziri apo edhe prokurori i krimeve të rënda Behar Dibra, që konkurron për në SPAK.

Kandidatët për në SPAK të konfirmuar:

Arben Kraja

Dritan Prenci

Vladimir Mara

Donika Prela (apeluar)

Enkelejda Millonai

Edvin Kondili

Eneid Nakuci

Kandidat për në SPAK i shkarkuar:

Shkëlzen Cena

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA