Parisi ka rizbuluar oreksin e tij për restorantet e famshme “Bouillon”, ku shërbehet ushqim klasik francez me çmime modeste. Majoneza e “Bouillon Pigalle” – është votuar së fundi si më e mira në botë, e një ripërtëritje të ndjeshme po njohin së fundi edhe vende të tjera ku mund të hahet shumë mirë edhe me 20 euro.

“Këtu vijnë shumë njerëz të cilët i kanë frekuentuar këto vende edhe më parë dhe janë të kënaqur të zbulojnë se gjerat nuk kanë ndryshuar shumë.  Bouillons Chartier tërheq lloj-lloj njerëzish, duke filluar nga turistët e deri tek ata që punojnë këtu në zonë apo të tjerë që vijnë nga periferitë”, thaYann Hulin i Bouillon.

Cilësi, dhe çmime të përballueshme: kaq mjafton për të tërhequr turma të mëdha njerëzish, që presin në radhë për një vend në këto restorante.

“Po si mund të mos e pëlqesh këtë? Vetëm shikojeni pak..dhe pastaj thonë që francezët, nuk dinë të jetojnë!!! “, thotë një klient.

Duke shërbyer pjata të para tradicionale si kërmij dhe presh me uthull balsamike me çmime të pakonkurrueshme, këto “guida” të gastronomisë franceze po njohin një rivitalizim edhe për shkak të një fenomeni më të gjerë të vënë re së fundi: rikthimin tek ushqimet që të bëjnë të ndihesh mirë, edhe nëse janë pak më të ngarkuara me sheqer apo karbohidrate.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA