Gropat ekologjike në tre fshatra të Fierit, vazhdojnë të jenë rrëziku për jetën e banorëve për shkak të mbetjeve të naftës dhe lëngjeve të kontaminuara duke u kthyer në burim serioz i sëmundjeve.

Ish punonjësi në sektorin e naftës, Qani Redhi, tha për Top Channel se shumica e këtyre gropave janë jashtë standarteve. Kompanitë Bankers Petroleum dhe Albpetrol nuk janë kujdesur aspak për izolimin e tyre duke i lënë ato të degradojnë.

“Në njësinë Zharrëz ndodhen tre gropa ekologjike. Nga këto të treja, asnjëra nuk plotëson kriteret për grumbullimin dhe mirëmbajtjen e mbejteve hidrokarbure. Gjatë stinës së dimrit, atje, ujërat mbushen dhe tejmbushen dhe ato fillojnë rrjedhin nga jashtë. Izolimi prapë ka çarje, ku depërton. Fluidi del jashtë grope”-tha Qani Redhi.

Redhi shprehet se problemi më i madh me gropat ekologjike është fakti që ato kanë ndotur ujin e pijshëm.
“Këto që janë në fushë mund ta kenë impaktin më të vogël. Këto që janë në kodër, dihet…përzihen bashkë ujërat. Neve kemi rreth dy vjet që nuk konsumojmë më ujë nga ujësjellësi”- thotë Redhi.

Ai gjithashtu tha se, produktet e tyre bujqësore që ata kultivojnë, ndër vite janë dëmtuar nga tymi dhe ndotja duke i lënë ata jashtë tregut të konsumatorëve.

“Dhe këto pluhëra, i kemi të gjitha siç shikoni në fushat përreth, i kemi të gjitha në prodhime farogjere në drithëra bujqësore, në perime në frutikulturë. E kemi tepër shqetësim këtë. Edhe qumështi i marrë nga bagëtitë,është i paragjykuar. Sapo konsumatori merre vesh që këto produkte vijnë nga fshati Zharrëz, tërhiqet”- thotë Qani Redhi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA