Vrau në ’97, ekstradohet nga Athina i dënuari me 17 vjet burg
17/06/2019 10:52
Ekstradohet nga Athina drejt Shqipërisë 43-vjeçari Mentor Hasani, banues në Dibër. Hasani ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Dibrës, me datë 31 mars 1998, e ka dënuar me 17 vjet burg për veprat penale: “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje të armëve luftarake”.
Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:
Me datë 28 gusht 1997, në fshatin Lishan i Epërm, të komunës Luzni, Dibër,Mentor Hasani ka vrarë me armë zjarri shtetasin S. C., i cili po kthehej në banesën e tij. Pas krimit, autori ishte fshehur në Greqi dhe pas marrjes së informacionit nga Interpol Athina, autoritetet shqiptare kërkuar arrestimin dhe ekstradimin e tij. Tashmë ai duhet të vuajë dënimin me 17 vjet burg.
Top Channel