Kryeministri Edi Rama në një status në twitter ka njoftuar se për momentin do të shkëputet nga fushata kjo për shkak se i duhet të marrë pjesë në Forumin e prestigjozes Financial Times-Investimet në Ballkanin Perëndimor.

“Pasnesër gati për fazën finale drejt 30 qershorit, ditës kur populli do t’u japë një mësim të paharrueshëm kundërvënësve të tij”, shkruan Rama.

Kryeministri Rama në Twitter:

Shkëputje e pashmangshme nga fushata për të marrë pjesë në Forumin e prestigjozes Financial Times – Investimet në Ballkanin Perëndimor. Pasnesër gati për fazën finale drejt 30 qershorit, ditës kur populli do t’u japë një mësim të paharrueshëm kundërvënësve të tij pa din e iman?

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA