Ish-presidenti i Egjiptit, Mohamed Morsi, 67 vjeç, ka vdekur në Gjykatë, pas një seancë në procesin që po zhvillohej kundër tij.

Lajmi është konfirmuar nga televizioni shtetëror i Egjiptit.

Morsi u rrëzua nga pushteti në vitin 2013-të, nga një grusht shteti që solli në pushtet Abdel Fattah el-Sisi. Ai u zgjodh president i Egjiptit në vitin 2012-të, si rezultat i zgjedhjeve të para demokratike të zhvilluara në këtë shtet, pas ‘Pranverës Arabe’, që i dha fund sundimit 30 vjeçar të Hosni Mubarak.

Ish-presidenti ishte duke vuajtur një dënim 7 vjeçar të dhënë për shkak të falsifikimit të aplikimit për zgjedhjet e vitit 2012-të. Dënimi i tij u kritikua nga shumë organizata ndërkombëtare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA