Çmimi i naftës bie sërish, pas sulmeve në gjirin e Omanit

17/06/2019 17:06

Çmimi i naftës ra sërish të hënën pas një rritjeje të menjëhershme në vazhdën e tensioneve të krijuara nga sulmet mbi anijet cisterne në gjirin e Omanit.

Nafta “Brent” e Londrës pësoi rënie me 35 cent ose 0.56%, duke u stabilizuar në $61.66 fuçia, pasi të premten ishte rritur me 1,1%.

Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompe deklaroi të dielën se Washingtoni nuk kërkon të hyjë në luftë me Iranin, por do të marrë çdo masë të nevojshme për të garantuar lëvizje të sigurt në Lindjen e Mesme.
Komentet e tij erdhën disa dite pas rritjes së tensioneve, si pasojë e sulmeve në disa anije transportuese të naftës.

Te enjten, kuotimi i arit të zi pati një ngritje me 4.5 për qind. Episodi në Ngushticën e Hormuzit përbënte të dytën herë brenda muajit që ndodhnin sulme në zonën më të rëndësishme të globit, për sa i takon furnizimit me naftë.

Incidentet kanë ardhur në një kohë kur edhe vetë ”fërkimet” mes Shteteve të Bashkuara dhe Republikës Islamike janë shtuar.

Mes dy vendeve ka pasur përherë e më shumë mospajtime që SHBA-ja u tërhoq një vit më parë nga marrëveshja bërthamore, që Irani ka nënshkruar me fuqitë botërore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA