Murgjit belgë që kanë krijuar njërën prej birrave më të lakmuara në botë, po njohin përfitimet e internetit; ata janë duke përdorur shitjet online dhe këtë e bëjnë me qëllimin që të sigurohen se produkti i tyre do të shkojë në duart e dashamirësve të birrës dhe jo përfituesve.

Abacia e Saint-Sixtus, shtëpi e 19 murgjve, e prodhon këtë lloj birre që nga viti 1839, ndërsa shitjet per publikun datojnë që nga 1878-ta, por me prodhim të kufizuar dhe me shitje të kontrolluara në mënyrë të tillë që kjo pije të mos ketë ndikim më të madh nga sa duhet në jetën e Manastirit, e të mos nxjerre fitime më të mëdha nga ato që nevojiten.

Me rritjen e kërkesës për birrën e prodhuar prej tyre, Westvleteren XII, të cilësuar si një prej më të mirave në botë, më në fund murgjit e nisën në 2005-sën një sistem rezervimesh me anë të telefonit.

Por blerësve u ofroheshin vetëm sasi të kufizuara, ndaj disa prej tyre nisën të përdorin mashtrimin për të blerë më shumë nga sa u lejohej, ndërsa produktin e shisnin pastaj me çmimet tejet të fryra.

Kështu murgjit mësuan se një shishe birrë që ata e jepnin për 2,50 euro, në Dubai ishte shitur 300 dollarë. “Gjëra të tilla na hapen sytë”, thonë ata. Për këtë arsye, tani përdorin rezervimin online, i cili ofron garanci më të mëdha për sistemin e shitjes, që duhet të jetë: jo më shume se dy arka birrë në 60 ditë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA