Balla njofton konferencë urgjente për shtyp
17/06/2019 09:03
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka njoftuar mbajtjen e një konference urgjente për shtyp.
“Ju bej me dije se ne oren 9.30 te Kryesia e Kuvendit (salla e konferencave per shtyp) z. Taulant Balla, kryetar i Grupit Parlamentar te PS do kete nje konference urgjente per shtyp”- thuhet në njoftimin e dërguar për mediat.
Nuk dihet ende se për çfarë do të jetë kjo konferencë urgjente e Ballës, ndërkohë që vetëm një ditë më parë njoftoi se Kuvendi do të miratojë sot paketën ligjore për luftën kundër pastrimit të parave.
Top Channel