Tentuan të vjedhin një banesë në Divjakë, arrestohet autori dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij. Të dy autorët e dyshuar janë me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e vjedhjes.
Pronari i banesës së S.D., ka konstatuar se në banesën e tij kishin hyrë dy persona dhe si pasojë e kësaj ai ka njoftuar policinë në numrin 112. Pas marrjes së informacionit, patrulla e policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, duke bërë të mundur arrestimin në flagrancë të njërit prej autorëve të dyshuar, shtetasit M.J, 20 vjeç, banues në Vlorë. Gjithashtu u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij shtetasi i dyshuar B.A, 32 vjeç, banues në Vlorë.
Në lidhje me këtë ngjarje janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një autoveturë, automjet të cilin autorët e kanë braktisur në një rrugicë në Divjakë gjatë momentit të ikjes nga ndjekja e policisë dhe dy telefona celularë ,të cilët dyshohet se janë përdorur për komunikime për kryerjen e aktivitetit kriminal.
Vijon puna për dokumentimin ligjor të disa vjedhjeve të tjera të kryera nga ky grup në juridiksionin e Divjakës. Ndaj tyre rëndon akuza “Vjedhje e kryer në bashkëpunim” e mbetur në tentativë, ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë Lushnjë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Top Channel