E  diela nuk nisi aspak mirë për banoret e kryeqytetit, të cilët iu drejtuan plazhit të Gjirit të Lalzit për  të pushuar.

Radhë të gjatë autoveturash që  ecnin pothuajse me hap njeriu, ndërkohë që bllokimi i trafikut zgjati për të paktën 4 orë nga hyrja e autostradës në Tiranë deri tek dalja në Maminas me drejtim Gjirin e Lalzit, duke i kaluar 15 kilometrat. Policia rrugore ishte e pranishme në terren për orientimin e mjeteve, por as kjo nuk mjaftoi.

“Kam më tepër se gjysmë ore që pres. Jam nisur nga Tirana”, thotë një qytetar.

“Shumë-shumë trafik. Trafiku i madh”, ankohet një tjetër.

“Kemi një orë e gjysmë që jemi nisur nga Tirana”, thotë drejtuesi i mjetit.

Pati nga ata që zgjodhën rrugën dytësore, po nuk qenë me fat pasi trafiku i automjeteve përfshiu  edhe rrugën e vjetër Tiranë- Durrës. Disa e marrin me sportivitet duke e konsideruar normale ngarkesën në fundjavë, të tjerë kërkojnë zgjidhje nga autoritetet.

“Kemi një orë që jemi nisur nga Tirana. Kjo është e tmerrshme dhe duan që ta bëjnë me para. Ishalla e bëjnë me pagesë, që shqiptarët të mos vijnë më”, thotë një qytetar.

Plazhi i së dielës po kthehet në stresues për shkak të trafikut të automjeteve për pushuesit ditor, që shkojnë nga Tirana për në Gjirin e Lalzit. Edhe në kthim është e njëjta situatë, policia rrugore ka bërë thirrje që të paktën drejtuesit e mjeteve që kthehen nga bregdeti i jugut të zgjedhin aksin Rrogozhinë- Elbasan-Tiranë, për tu kthyer në kryeqytet.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA