Kryeministri Edi Rama ka vazhduar fushatën, dhe qyteti i radhës është Pogradeci. Ai është shprehur se kryetari aktual i bashkisë Eduart Kapri (i zgjedhur nga PD-ja) është një derdimen që e ka mendjen vetëm që të bëjë pallate.

“Ky derdimeni që keni këtu e ka mendjen vetëm të bëjë pallate dhe nuk ka sjellë një projekt të vetëm serioz që ta mbështesim” tha ai.

Ndërkohë Rama u tregua edhe njëherë i prerë duke bërë ironi edhe me grupin e militantëve që tentuan t’i bllokonin rrugën në hyrje të qytetit siç Top Channel raportoi më herët.

  Takimi i Ramës në Pogradec, mbështetësit e opozitës nisin bllokimin e rrugës

“Konkurrentët ishin rrugës, një çetë e vogël atje, grupe të shpërndara në rrugë , që të kujtojnë grupet e enveristëve në 1990 dhe në fillim të 1991 kur dilnin të frenuar të pa frenueshmen. Sot dalin për të frenuar drejtësinë, por nuk kanë për t’ia dalë.

Zgjedhjet do të bëhen në 30 qershor, nuk e luan as topi dhe as burri i fallxhores”, tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA