“Fundjava ndryshe”, ka nisur ndërtimin e qendrës së solidaritetit, një projekt që përfshin një tërësi ndërmarrjesh sociale dhe që konsiderohet më i madhi në Ballkan. Misioni i qendrës së solidaritetit do të jetë mbështetja dhe ndihma për njerëzit në nevojë.
Sipas drejtuesit të “Fundjavë ndryshe”, Arbër Hajdari pjesë e projektit do të jetë ndërtimi i një shkolle profesionale bashkëkohore, ku të gjithë individët e paarsimuar që vijnë nga grupet sociale të familjeve dhe njerëzve në nevojë do të arsimohen dhe do të marrin një zanat sipas nevojave të tregut
Qendra e solidaritetit është një projekt social, më i madhi në Ballkanin perëndimor. Është i shtrirë në 44 mijë metra katrorë, i cili do të përmbajë një shkollë të madhe profesionale, në mënyrë qe ne t’i japim të gjithë familjeve që vijnë nga shtresat në nevojë , por do të jetë pa para edhe për ata që kanë nevojë për një zanat, në mënyrë që njerëzit ti punësojmë tek ato subjektet sipas kërkesave për punë. Do të ketë biblari, mensa sociale, kapanone magazinimi për aktivitetin e fëmijëve të “Fundjavës ndryshe”, tha Arbër Hajdari.
projekti për ndërtimin e qendrës së solidaritetit do të shtrohet në një sipërfaqe prej 43. 169 m2 në rrugën qendrore të Arbrit, tokë e vënë në dispozicion nga shteti. Për ndërtimin e qendrës së solidaritetit ka nisur edhe një fushatë për mbledhjen e fondeve dhe mendohet që ajo të jetë gati në 2021.
Top Channel