Pasi kryeministrit Edi Rama, i cili sot nga Pogradeci nuk harroi të bënte ironi për opozitën dhe konkretisht për Balliun, ky i fundit ka reaguar.

Me një status në “Facebook”, Balliu shprehet se kryeministri Rama sot zhvilloi një miting me karrige bosh dhe i braktisur nga qytetarët. Ai shton mes tjerash se shefi i qeverisë është i tmerruar nga përgjimet e reja, të cilat siç tha gazetari i “Bild”, Peter Tiede, do të publikohet nesër pasdite.

“KARRIGET BOSH NË MITINGJET E RAMËS NË POGRADEC Sipas filxhanit të Lindës që ja more Sorosit ajo është mërzitur për Spiropalin dhe ti je i tmerruar për përgjimet që sjell Bild nesër. Dhe sipas filxhanit ti me 30 qershor do bësh zgjedhjet e Noc Rrokut jo vetëm në Pogradec por në mbarë Shqipërine”- shkruan Balliu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA