Rënia e Gjykatës së Lartë po ndiqet me shqetësim edhe nga shoqata e gjyqtarëve. Gjyqtari Erion Bani paralajmëron se nëse nuk përshpejtohen procedurat për të plotësuar vakancat, atëherë përveç zvarritjes së qytetareve pritet që të tjerë të fitojnë lirinë.
Të parët që përfitojnë janë shtetasit e huaj që presin të ekstradohen. Të tjerët janë ata të paraburgosur për të cilët gjykatat e rretheve apo Krimet e Rënda kanë shpallur mos kompetencën dhe presin Gjykatën e Lartë.
“Nga këto raste, Gjykata e Lartë nuk mund të marrë një afat përfundimtar. Pasi kalojnë afatet, revokohen masat”, thotë Erion Bani.
Për këtë shkak gjyqtari Bani shprehet pro sugjerimit të misionit EURALIUS që propozoi zgjidhjen e përkohshme të situatës përmes transferimit të përkohshme.
Për të zgjidhur çështjet emergjente nevojiten 6 gjyqtarë të lartë derisa KLGJ të shpallë të hapur garën.
“Është e nevojshme që KLGJ të gjejë zgjidhje. Neni 46 e zgjidh, bëhet fjalë për transferime të përkohshme të gjyqtarëve që plotësojnë kushtet”, tha Erion Bani.
Kjo zgjidhje propozohet vetëm për dosjet urgjente penale, ndërkohë që stoku i çështjeve të pagjykuara po shkon në 32 mijë.
Top Channel