Pas shumë ditësh protesta masive, qytetarët e Hong Kongut duket se kanë fituar, të paktën përkohësisht.

Qeveria e Hong Kongut ka pezulluar planin e shumëdebatuar për të lejuar ekstradimet në Kinë.

Më herët, zyrtarët kishin refuzuar ta hidhnin poshtë ligjin pavarësisht protestave masive.

Protestuesit shprehën shqetësimin për ndikimin në rritje të Kinës.

Tani qeveria do të ndalet dhe do të mendojë, ndërkohë që sipas zyrtarëve, shpjegimi i ligjit tek masat nuk ka qenë i plotë.

Qeveria tha se qëllimi kryesor është mbrojtja e interesave të Hong Kongut, ku përfshihet mbi të gjitha kthimi i paqes dhe rendit.

Qeveria ka argumentuar se ligji i propozuar i ekstradimit do të mbyllte boshllëqet ekzistuese dhe qyteti nuk do të ishte më një parajsë e sigurt për kriminelët, e kjo pas një rasti vrasjeje në Tajvan.

Por protestuesit e kundërshtonin atë e madje të tjera demonstrime ishin planifikuar për të dielën.

Kritikët sidoqoftë thonin se ligji do të ekspozonte njerëzit në Hong Kong ndaj sistemit kinez të drejtësisë, me plot të meta, dhe do të çonte në një erozion të mëtejshëm të pavarësisë gjyqësore të qytetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA