Izraeli u lejua të marrë pjesë në Eurovision 2026, nis bojkotimi nga disa shtete
Kina thërriti një ditë më parë përfaqësuesin diplomatik amerikan në Pekin për të protestuar ndaj komenteve të Uashingtonit zyrtar për çështjen e debatueshme të ligjit të ekstradimit të Hong Kongut.
Zëvendës Ministri i Jashtëm Le Yucheng thirri në takim Robert Forden, Zëvendës Shef i Misionit amerikan në Pekin, për të dorëzuar notën e protestës, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme kineze.
Zoti Le tha se Kina nuk pranon ndërhyrjen e fuqive të huaja në çështjet e Hong Kongut. Në deklaratë thuhet se “Kina i bëri thirrje Shteteve të Bashkuara… të ndalin menjëherë të gjitha ndërhyrjet në çështjet e Hong Kongut dhe të ndalin veprimet që mund të ndikojnë në begatinë dhe stabilitetin e Hong Kongut”.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Geng Shuang, u shpreh se çdo përpjekje për të shkaktuar kaos në Hong Kong nuk do të ketë sukses. Komentet u bënë pasi ligjvënësit amerikanë propozuan të enjten legjislacionin në bazë të të cilit do t’i kërkohej Sekretarit amerikan të Shtetit të çertifikojë çdo vit autonominë e Hong Kongut, si parakusht për përfitimin nga ligji i viti 1992 për trajtimin e veçantë.
Pekini paralajmëroi Shtetet e Bashkuara të mos ndërhyjnë në situatën e tanishme në Hong Kong, të cilën e konsideron çështje të brendshme kineze.
Rreth 1 milionë njerëz kanë dalë në rrugët e Hong Kongut për të protestuar kundër ndërhyrjes në rritje të Pekinit tek autonomia dhe shteti ligjor i Hong Kongut.
Top Channel