Ekspozita më e madhe e Pikasos e hapur ndonjëherë në Kinë, mban më shumë se 100 vepra, pjesa më e madhe e tyre të viteve të hershme të krijimtarisë të artistit.
“Lindja e një gjeniu”, titullohet ekspozita që mbledh veprat më të mira të muzeut Pikaso në Paris. Mes veprave të ekspozuara, janë piktura, skulptura dhe skicime që shoqërohen edhe me foto të Pablos së ri në Barcelonë apo Paris. Ekspozita e parë e Pikasos në Kinë është hapur në 1983, kohë kjo që koincidonte me vizitën në Pekin të Presidentit të atëhershëm Francez, Fransua Mitterrand.
Vetëm 33 vepra arti u ekspozuan atëherë. Ekspozita e këtij viti, do të qëndrojë e hapur deri më 1 shtator.
“Jemi përpjekur të sjellim kryeveprat më të mëdha, si autoportreti blu psh, që rrallë herë dalin nga shtëpia e tyre, dhe ti prezantojmë ato përkrah një Pikasoje më shumë disiplinësh”.
Periudha blu e artistit spanjoll, nga 1901 deri në 1904, që fokusohet kryesisht tek të varfër-it dhe të margjinalizuarit, si psh prostitutat dhe pijanecët, shfaqet në vepra të përzgjedhura.
Transportimi i të gjitha veprave në Kinë, ka qenë një sfidë e vërtetë. Siguruesit e veprave, që vlerësohet se kanë një vlerë prej më shumë se 800 milionë eurosh, kishin insistuar se ato duhet të transportoheshin në avionë të ndarë.
Top Channel