“Të gjithë për Korçën”, koncerti maratonë me qëllim humanitar ka bërë bashkë dhjetra artistë të cilët po ngjitën në skenë për të siguruar donacione të cilat do të shkojnë në mdihmë të familjeve të prekura nga tërmeti në gjithë qarkun e Korçës.

Nismës së vëllezërve prifti iu bashkuan artistë nga Korça dhe jo vetëm të cilët për disa orë kënduan në qendër të qytetit duke sjellë një atmosferë festive në sheshin e mbushur plot me njerëz.

Mbështetja e qytetarëve nuk mungoi pasi ishin të shumtë ata që prej fillimit të koncertit u drejtuan tek stendat ku ishin vendosur kutitë për donacione.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA